Smajl Latifi informohet nga drejtorët e drejtorive komunale për punët javore

Smajl Latifi informohet nga drejtorët e drejtorive komunale për punët javore

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, me të cilët diskutoi një varg çështjesh të angazhimeve ditore, planeve të mëtejme në secilin sektor të komunës, raport për punën javore, si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar.

Kjo komunë ka theksuar se këto takime kanë për qëllim bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për t’u avancuar më tutje.