Sllovenia dhe Danimarka zemërgjerë, i ndajnë pikët
Ka përfunduar ndeshja mes Sllovenisë dhe Danimarkës me rezultat 1:1 në kuadër të Kampionatit Evropian.
Në “Stuttgart Arena”, u zhvillua një lojë spektakulare mes të dyja skuadrave, njofton Klankosova.tv.
Nga ky rezultat, skuadrat ndajnë pikët e tyre.
Nga Danimarka shënoi gol Christian Eriksen, i cili u bë ‘i gjallë’ pas gati katër viteve.
E për Slloveninë golin e barazimit e shënoi Erik Janza në minutën e 77′.
Ndërkaq gjatë ndeshjes nuk mungoi as kartoni i verdhë për të dyja ekipet.
Nga ana e Danimarkës u dënua Hjulmand, ndërsa nga ana e Sllovenisë Stojanoviqi me Celarin.