Sllovakia dhe Rumania ndahen në barazim dhe kualifikohen të dyja
Sllovakia dhe Rumania janë ndarë në një barazim 1-1, duke u kualifikuar të dyja për në fazën e 1/8-ave të Europianit.
Të dyja skuadrave u mjaftonte një barazim për të vazhduar më tej dhe duket se gjërat ashtu kanë ndodhur, duke u cilësuar si “biskota” e këtij Europiani, njësoj si në 2004-ën, kur Danimarka dhe Suedia barazuan në mënyrë që të eliminonin Italinë.
Në takimin tjetër, Ukraina dhe Belgjika barazuan pa gola, me të katërta skuadrat që ndahen me nga katër pikë, teksa për shkak të golavarazhit, Rumania del në vendin e parë, Belgjika e dyta dhe Sllovakia kualifikohet si një nga katër vendet e treta më të mira, ndërsa Ukraina është jashtë këtij kompeticioni.