S’lejohen më ambulancat e spitaleve private në oborrin e QKUK-
Qendra Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK; autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.
Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç’rast të lirohet parkingu i QKUK-së, për pacientë.
Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët.