Skuadrat që përfitojnë më së shumti nga ligji i sponsorizimeve në Kosovë
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar listën e të gjitha federatave dhe klubeve që kanë inkasuar të hyra nga sponsorizimi gjatë vitit 2023. Klubet e futbollit kanë fituar më shumë në përgjithësi, por janë tri klube të basketbollit ato që kanë zënë tri pozitat e parë në dhjetëshen e klubeve nga të gjitha sportet që kanë të hyra më të mëdha nga sponsorizimi.
MKRS ka publikuar listën e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit për vitin 2023. Sipas asaj që thuhet në postimin e tyre, me sponsorizim të federatave dhe klubeve sportive, shteti i Kosovës i mundëson bizneseve që të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim deri në 30 për qind dhe atë buxhet ta orientojnë në sport.
Në pozitën e parë është KB Peja, me 1.3 milionë euro, kurse dy vendet tjera zënë, KB Trepça me 1.1 milionë euro dhe Sigal Prishtina me 1.1 milionë euro.
Te skuadrat e futbollit, listës i prinë Ballkani me 1 milion euro, Prishtina me 781 mijë euo dhe Drita me 627 mijë euro./Indeksonline/
Lista e plotë me 10 skuadrat përfiuese nga ligji i sponsorizimeve:
- KB Peja – 1.372.200
- KB Trepça – 1.143.900
- Sigal Prishtina – 1.106.379
- FC Ballkani – 1.000.185
- Golden Ealge Ylli – 868.000
- FC Prishtina – 781.300
- Drita FC – 627.000
- FC Suhareka – 358.326
- Dinamo Ferizaj – 350.700
- FC Ferizaj – 305.200