S’ka puls për Ballkanin, s’fiton as ndaj vendit të fundit në Superligë

S’ka puls për Ballkanin, s’fiton as ndaj vendit të fundit në Superligë

Kampioni i Kosovës në fuqi, assesi të këndellet, pas largimeve të shumë lojtarëve që ka bërë nga skuadra.

Ballkani në shtëpi të vetë, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj ekipit të fundit në tabelë, Feronikelit’74, raporton Klankosova.tv

Mysafirët e gjetë të parët golin, krejt në fund të pjesës së parë, kur Hasan Hyseni e tundi rrjetën e “Xhebrailave”.

Suharekasit u kthyen në lojë, 20 minuta pasi nisi fraksioni i dytë, pas një autogoli të Stepanenkos, por me gjithë përpjekjet për ta arritur golin e fitores, nuk mundën.

Me 37 pikë të grumbulluara, “Portokall e Zinjtë” e shohin vetën shtatë pikë më larg se Drita e vendit të parë, e cila e ka një ndeshje për ta luajtur.

Gjilanasit nesër përballen me FC Suharekën dhe në rast të fitores, do të shkëputeshin plot 10 pikë më shumë se Ballkani.