“Sot, planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale. Falënderoj të gjithë pjesëtarët e institucioneve lokale dhe qendrore për kontributin që po japin në menaxhimin e situatës së krijuar”, ka thënë Totaj.
“Situata është nën kontroll në Prevallë, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë”
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se pas një takimi me shtabin emergjent është njoftuar se situata është nën kontroll në Prevallë, pas zjarreve të mëdha që u përhapën për ditë me radhë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël.
Ai ka shtuar se me ekipin tim vizituan sot atë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar.
“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim”, raporton klankosova.