
Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është kjo
Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” ka dhënë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare sipas ulësve në Kuvendin e Kosovës.
“Sipas rezultateve dhe trendit të deritanishëm, ndarja e mandateve është si vijon:
• LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);
• PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);
• LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);
• AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);
• Lista Serbe: 9 mandate;
• GI SPO: 1 mandat;
• KDTP: 2 mandate;
• VAKAT: 1 mandat;
• NDS: 1 mandat;
• SDU: 1 mandat;
• IRDK: 1 mandat;
• PLE: 1 mandat;
• LPRK: 1 mandat;
• PSA: 1 mandat;
• JGP: 1 mandat”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka theksuar se me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së).
“Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme”.
“Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar mund të jetë:
• LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)
• PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)
• LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)
• AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)”, ka shkruar Cakolli.
