
Sipas Euronews, Franca, Italia dhe Gjermania kërkuan nga KiE shtyrjen e votimit për Kosovën
“Franca, Gjermania dhe Italia kanë kërkuar nga Këshilli i Evropës që të shtyjë vendimin përfundimtar për aplikimin e Kosovës”.
Kështu shkruan në një artikull Euronews, duke cituar burime diplomatike trasnmeton Klankosova.tv
Sipas këtij mediumi, kjo ka ndodhur për shkak të refuzimit për ta dërguar draftstatutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
Tutje thuhet se “Kurti është përgjigjur duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim, të cilat u miratuan nga komisioni për çështje politike të këtij organi dhe votimi në asamblenë e saj parlamentare, APKE, në fillim të muajit prill”.
Kosova nuk do të jetë në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Evropës që do të mbahet më 16 dhe 17 maj.