HomeAktualeSipas DnV-së, LVV 42.7%, PDK 21.5%, LDK 17.7% dhe AAK 7.1%

Sipas DnV-së, LVV 42.7%, PDK 21.5%, LDK 17.7% dhe AAK 7.1%

spot_img

Demoracia në Veprim i përgëzon të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre të votës dhe kontribuan në mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor demokratik, të qetë dhe përgjithësisht të rregullt.

Po ashtu, vlerësohet angazhimi i KQZ-së për administrimin e procesit zgjedhor, pavarësisht afateve të shkurtra për organizim.

Sipas DnV-së dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 37%. Në këtë përqindje nuk është përfshirë dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit.

Rikujtojmë se dalja e votuesve në zgjedhjet e parlamentare të 28 Dhjetorit 2025 sipas DnV-së ishte 45%, 8% më e lartë se në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e 9 shkurtit në intervalin e njejtë kohor ishte 44.1%, ndërsa dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2021 ishte 48,78%.

Ashtu siç edhe është raportuar në intervalet tjera gjatë ditës, problematika kyçe që e ka karakterizuar procesin e votimit lidhet me vështirësitë e votuesve për të gjetur vendvotimin e saktë, përkundër që atyre u ishte ofruar mundësia nga KQZ, që përmes linkut ose përmes shkuarjes në KQZ t’a konfirmojnë Qendrën e tyre të votimit dy muaj para zgjedhjeve.

Këto zgjedhje kanë shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të votimit me asistencë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Ndonëse analiza më të detajuara do të nevojiten pas përfundimit të procesit për të kuptuar më mirë arsyet e këtij ndryshimi, të dhënat nga vëzhgimi tregojnë se zbatimi më i rreptë i rregullave për votimin me asistencë ka ndikuar në uljen e numrit të këtyre rasteve

***𝐑𝐄𝐙𝐔𝐋𝐓𝐀𝐓𝐄𝐓 𝐏𝐑𝐄𝐋𝐈𝐌𝐈𝐍𝐀𝐑𝐄***
Lëvizja Vetëvendosje LVV 42,7% (MoE +/-1,7%)
Partia Demokratike e Kosovës – PDK 21,5% (MoE +/-1,6%)
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK 17,7% (MoE +/-1,1%)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK 7,1% (MoE +/-1,1%)
Srpska Lista – SL 6,4% (MoE +/-2,0%)
Za Slobodu, Pravdu i Opstanak – SPO 0,8% (MoE +/-0,2%)

**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht
**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara
**Margjina e gabimit është për rezultatet e secilit subjekt politik
**Këto rezultate reflektojnë 75% të mostrës, dhe rezultatet mund të pësojnë ndryshime brenda margjinave të gabimit

DnV rikujton se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, kutitë e votimit do të dërgohen në Qendrat Komunale të Numërimit, në përcjellje të Policisë së Kosovës. Nga mëngjesi i nesërm, kutitë do të rihapen dhe do të fillojë procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike e pastaj i numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike.

DnV kërkon nga subjektet politike të përmbahen nga festimet e parakohshme dhe të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ në mënyrë që procesi të përmbyllet në atmosferë të qetë dhe demokratike, sikurse ishte gjatë gjithë ditës.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...