Homeballine 2Silvinjo: Shqipëria do të mbetet gjithmonë speciale për mua, faleminderit për gjithçka!

Silvinjo: Shqipëria do të mbetet gjithmonë speciale për mua, faleminderit për gjithçka!

spot_img

Silvinjo nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Në konferencën për media të organizuar këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, prezantoi trajnerin e ri të Kombëtares, italianin Rolando Maran, ndërsa tekniku brazilian përshëndeti për herë të fundit familjen kuqezi.

I emocionuar, Silvinjo falënderoi Presidentin Duka për besimin, Federatën Shqiptare të Futbollit, stafin teknik, futbollistët dhe tifozët shqiptarë për mbështetjen dhe rrugëtimin e përbashkët gjatë 3 viteve e gjysmë në krye të Kombëtares.

“Faleminderit President. Edhe për mua janë dy minuta me emocione. Kemi vendosur që së bashku të mbyllet ky cikël, një cikël prej 3 vitesh e gjysmë në të cilin kemi punuar shumë mirë për të përfaqësuar këtë kombëtare, një komb.

Një komb që më ka mirëpritur shumë mirë dhe e falënderoj shumë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën dhe dua t’ju falënderoj shumë. Falënderoj dhe Presidentin për besimin, për punën, sigurisht mbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë. Shumë e dinë mirë se çfarë kemi bërë. Me disa kemi pasur mundësi të hamë drekë, darkë.

Dua të falënderoj stafin teknik. Të gjithë futbollistët të cilët kanë bërë një rrugëtim prej 3 vitesh e gjysmë me ne dhe jemi rritur të gjithë bashkë, sigurisht falënderoj dhe tifozët shumë dashamirës ndaj kombëtares, për ne ka qenë gjithnjë një shenjë shumë pozitive. Kemi punuar gjithmonë për të bërë më të mirën”, – u shpreh Silvinjo.

Tekniku brazilian kujtoi edhe mesazhin e tij të parë në ditën kur mori drejtimin e Kombëtares shqiptare, më 9 janar 2023.

“Sot nuk kam shumë për të thënë. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, ka qenë 9 janari i vitit 2023, kam thënë diçka: ‘Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë’. Këtë kam thënë në ditën e parë dhe ia kemi dalë të gjithë së bashku.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që po më dëgjoni edhe sot pas 3 vitesh e gjysmë dhe shumë suksese trajnerit të ri, Roland Maran, urime për ciklin e ri. Gjithë të mirat për Federatën dhe për Presidentin. Faleminderit shumë!”, – përfundoi Silvinjo.

Lajmet e Fundit

“No Sorry”, Butrint Imeri publikon këngën e re

Këngëtari Butrint Imeri ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Kënga është prodhuar...

Gruda thotë se koalicioni me VV-në i pamundur nëse refuzohet gazi amerikan

Përparim Gruda, ka thënë se PDK nuk përjashton asnjë parti për marrëveshje politike, por...

Real Madrid, mund të lërë të lirë lojtarin për 50 milionë euro

Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi...

AGK-ja, e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...