Siguria në trafik, policia në Prishtinë brenda një jave shqipton 3 527 gjoba

Siguria në trafik, policia në Prishtinë brenda një jave shqipton 3 527 gjoba

Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Në kuadër të këtyre angazhimeve gjatë javës së kaluar( 18 deri 24 dhjetor 2023) janë shqiptuar 3527 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.

Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik.

Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.