HomeAktualeSiguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me...

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me Kosovën

spot_img

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSH, Dhimitraq Ziu, ka thënë se në terren do të jenë të paktën 1 mijë e 600 policë shtesë nga disa struktura.

“Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik, ku 1 mijë 600 efektivë do të jenë në terren. Këta policë janë marrë nga Forcat e Shqiponjave, Policia Rrugore, Forcat Operacionale dhe të Sigurisë Kombëtare”, tha ai.

Në disa nga zonat që mund të konsiderohen më problematike do të ketë prani të shtuar të policëve, por edhe stacione provizore policie.

“Zonat që ne i cilësojmë me njollë të zezë dhe problematike janë aksi në drejtim të Lezhës dhe plazheve të Shëngjinit dhe Tales, rruga në drejtim të Vlorës dhe plazhet e Himarës dhe Sarandës, rruga Durrës-Golem dhe Lushnjë-Fier. Përveç pranisë së shtuar të efektivëve të policisë, do të ngrihen edhe disa stacione provizore të policisë në Valbonë, Theth, Koman, Tale, Gjirin e Lalzit dhe Ksamil. Këtu i referohemi edhe turizmit malor, jo vetëm atij bregdetar.” u shpreh Ziu.

Për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe pa probleme për pushuesit, policia shqiptare do të bashkëpunojë edhe me strukturat homologe në vendet fqinje.

“Bashkëpunimi policor ndërkombëtar për verën do të jetë me Kosovën, Malin e Zi, Italinë dhe Maqedoninë e Veriut. Punonjës të Policisë së Shtetit dërgohen për shërbime të përbashkëta patrullimi, ndërsa edhe nga këto shtete ka njësi policore që vijnë në vendin tonë.” tha ai.

Gjatë gjithë sezonit turistik, radarët dhe mjetet e teknologjisë së fundit do të jenë në rrugë për të monitoruar lëvizjen dhe trafikun e mjeteve, për të parandaluar shkeljet e Kodit Rrugor që bëhen shkak për aksidente. / abcnews.al

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...