Sigal Prishtina ndan rrugët me Vuliqin

Sigal Prishtina ndan rrugët me Vuliqin

Sigal Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vuliq.

Klubi i basketbollit, këtë lajm e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook.

J”u njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”.

Kroati Jaksa Vuliq erdhi në krye të ekipit nga kryeqyteti në muajin janar të këtij viti.

Para se ta merrte drejtimin e Sigalit, Vuliq drejtoi ekipin e Cibonës me të cilët u nda në dhjetor, pas drejtimit nga fillimi i stinorit.