Sigal Prishtina mposht Trepçën në një superndeshje

Sigal Prishtina mposht Trepçën në një superndeshje

Në një super ndeshje të zhvilluar në Prishtinë dhe dramatike deri në fund, Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së 25-të të ProCredit Superligës ndaj Trepçës me rezultat 85:79 (20:16, 21:23, 22:20, 22:20).

Drama e zhvilluar në kryeqytet përfundoi me fitoren e kryeqytetasve. Në Prishtinë u zhvillua një lojë tejet e barabartë ku herë njëra, herë tjetra skuadër kalonte në epërsi.
Pjesa e parë filloi me një dominim të lehtë të Prishtinës me shifrat 20:16, për të vazhduar në një pjesë të dytë ku skuadra mitrovicase e fitoi 21:23. Skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41:39. 💪
Periudha e tretë dhe e katërt ishin tërësisht të barabarta që përfunduan me rezultat 22:20, dhe bardhekaltrit fituan me rezultat 85:79.

Te vendasit u dalluan Rašid Mahalbasic me 18 pikë, 9 kërcime dhe pesë asistime dhe Josh Nzeakor me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa te mysafirët u dallua Michael Green III me 19 pikë, katër kërcime dhe tri asistime.

Sigal Prishtina ka 16 fitore dhe 9 humbje, derisa Trepça ka 16 fitore dhe 9 humbje.