Si të qëndroni të sigurt gjatë ndërprerjes së furnizimit me ujë

Si të qëndroni të sigurt gjatë ndërprerjes së furnizimit me ujë

Shkruan: Donjeta Bislimi

Ndërprerja e furnizimit me ujë është një sfidë për të gjithë ne, por me kujdes dhe bashkëpunim mund të shmangim problemet shëndetësore. Mungesa e ujit të pijshëm dhe për higjienë mund të sjellë rreziqe si sëmundje të transmetuara nga uji (tifoja, hepatiti A etj) dhe përhapje infeksionesh për shkak të mungesës së larjes së duarve.

Ja çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj:
1. Pini ujë të sigurt: Nëse përdorni ujë nga rezervuarë apo burime alternative, sigurohuni ta zieni para përdorimit ose përdorni ujë të ambalazhuar.
2. Ruani higjienën: Lani duart me dezinfektues kur nuk ka ujë, veçanërisht para ngrënies dhe pas përdorimit të tualetit.
3. Ruani ujin si duhet: Mbajeni ujin e mbledhur në enë të mbyllura për të shmangur ndotjen.
4. Shmangni ndotjen e mjedisit: Kujdesuni që mbeturinat të hidhen në vende të përcaktuara, pasi grumbullimi i tyre mund të rrisë rrezikun e infeksioneve.
5. Vazhdoni të monitoroni shëndetin tuaj: Nëse ju ose të afërmit tuaj keni simptoma si diarrea, temperatura ose lodhje e pazakontë, kontaktoni menjëherë mjekun.