Si Blackburn Rovers refuzoi shansin për të nënshkruar me Zinedine Zidane më 1995
Klubi anglez, Blackburn Rovers kishte pasur mundësi të transferonte legjendën e futbollit, Zinedine Zidane, por e kishte refuzuar mundësinë.
Pas triumfit në Ligën Premier në vitin 1995, Blackburn Roversit iu ofrua shansi për të nënshkruar me Zidane.
Në atë kohë, Zidane ishte vetëm 23 vjeç te Bordeaux dhe priste një mundësi për të shpalosur talentet e tij në kampionatet elitare evropiane.
Me të dëgjuar se një talent si Zidane është i disponueshëm, drejtori i klubit Kenny Dalglish dhe menaxheri Ray Harford i kërkuan kryetarit Jack Walker të nënshkruajë me francezin.
“Pse na duhet Zidane kur kemi Tim Sherwood?”, ishte pyetja e famshme e Walker, kur iu kërkuar nënshkrimi me ish-mesfushorin.
Blackburn gjithashtu kishte partneritetin vdekjeprurës të Alan Shearer dhe Chris Sutton në krye të sulmit. Dhe kështu ata vendosën në mënyrë famëkeqe kundër nënshkrimit të Zidane, i cili do të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.