Shukri Buja ftesë të detyrueshme nga Specialja, udhëton në Hagë

Shukri Buja ftesë të detyrueshme nga Specialja, udhëton në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka udhëtuar në Hagë me ftesë të detyruar të paraqitjes në Dhomat e Specializuara.

Këtë ai e bëri të ditur në një reagim të tij në Facebook, ndërsa beson në luftën e pastër të bashkëluftëtarëve të UÇK-së.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, të nderuar qytetarë!

Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshirën time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë.

UÇK ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot.

Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës.

Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg.

Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!”.