
Shtyhet seanca për Safet Gjicin
Është shtyrë këtë të enjte në GJKKO seanca për ish-kryebashkiakune Kukësit Safet Gjici. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me Alma Kaçin në ambinetet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.