Shtyhet përsëri votimi i Këshillit të Sigurimit për rezolutën për Gazën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri votimin për një projekt-rezolutë për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, thanë të enjten burime diplomatike.
Shtyrja për të premten erdhi edhe pse Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë kundërshtuar një sërë propozimesh gjatë hartimit të rezolutës, lanë të kuptohet se mund ta mbështesin atë në formën aktuale.
Projekt-propozimi i fundit bën thirrje për “hapa urgjente për të lejuar menjëherë qasjen humanitare të sigurt dhe pa pengesa, si dhe për krijimin e kushteve për një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve”, por nuk parashikon një përfundim të menjëhershëm të tyre.