HomeAktualeShtrenjtohet jeta në Kosovë, çmimet rriten për 7,5% në muajin prill

Shtrenjtohet jeta në Kosovë, çmimet rriten për 7,5% në muajin prill

spot_img

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 %në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %).

Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit (-0,2 %) dhe të arsimit (-0,6 %).
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 1,1% në muajin prill 2026, krahasuar me muajin mars 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transport (4,9 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (1,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %); mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (0,3 %); ushqim dhe pije joalkoolike (0,1 %); dhe veshje dhe këpucë (0,1 %).

Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (-0,2 %).

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...