Shoqata e Trajnerëve të Futbollit e Republikës së Kosovës (SHTFRK), në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), organizon seminar njëditor për trajnerët e futbollit, me qëllim të avancimit të njohurive profesionale dhe prezantimit të praktikave të fundit në zhvillimin e lojës së futbollit.
Tema e seminarit do të jetë: “Zhvillimi individual i lojtarit dhe vlerësimi i performancës”.
Ligjërues në këtë seminar do të jenë katër ekspertë-instruktorë të FIFA-s:
Willi Ruttensteiner
Dariusz Pasleka
Thomas Hauser
Arnar Vidarsson
Seminari do të mbahet më 28 shtator 2026, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, dhe do të zhvillohet në dy pjesë:
Pjesa teorike: 09:30–12:30.
Pjesa praktike: 14:00–16:00.
Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për trajnerët e angazhuar në Albi Mall Superligën e Kosovës, Raiffeisen Ligën e Parë dhe në Shkollat e Futbollit. Ndërkohë, edhe trajnerët e ligave të tjera inkurajohen të marrin pjesë në këtë aktivitet profesional.
SHTFRK u bën thirrje të gjithë trajnerëve që ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre përmes adresës elektronike:
shtfrk2018@gmail.com

