Shtetasi serb kapet duke kryer kontrabandë në Kosovë
Dogana bashkë me Policinë e Kosovës, ditën e diele në magjistralen Bujanocë-Gjilan, kanë ndalur një automjet me targa serbe dhe drejtues një shtetas i Serbisë.
Gjatë kontrollit të automjeti është vërejtur se kishte të ngarkuar 111 palë patika të ndryshme të firmave të mbrojtura.
Sipas një njoftimi të doganës, mallrat nuk kishin dokumente përcjellëse, dhe se dyshohet se janë kontrabanduar në Kosovë.
Mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë.
Ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Doganës së Kosovës.