Shtatë vatra të zjarrit në Shqipëri ende aktive

Shtatë vatra të zjarrit në Shqipëri ende aktive

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 16 janë shuar dhe 7 janë akoma aktive.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 336 forca operacionale dhe 27 automjete. Në mbështetje të forcave në terren u aktivizuan 119 trupa ushtarake me 3 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri “Cougar” i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Zjarri është mundur të neutralizohet në disa fshatra në bashkitë: Durrës, Kavajë Lushnje, Fier, Berat, Vlorë, Himarë Delvinë, Selenicë, Has dhe Malësi e Madhe.