Shtatë persona të prekur me grip të derrit po trajtohen Infektivë

Shtatë persona të prekur me grip të derrit po trajtohen Infektivë

Shtatë pacient me grip të derrit janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

Ai tregoi se gjendja e tyre është stabile, përveç njërit që ka kalu në Intezivë.

“Një pacient është me COVID-19. Gjendja e pacientëve është stabile. E kemi një pacient i cili është duke u trajtuar me mjekimin intensiv nga AH1N1 dhe është me parametra kliniko laboratorik stabil”, ka thënë Vishaj.

Vishaj shtoi se në ditët e fundit është shtuar numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Kemi vërejtur një fluks më të madh të pacientëve në këtë periudhë kohore në ambulancën e pranimit me simptomalogji të virozave të traktit respirator, por kërkesa për spitalizim nuk është e madhe”, ka thënë ai për Front Online.