ShSKUK-ja ngushëllon familjen Vitija: Bujari ishte punëtor i zellshëm dhe me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve

ShSKUK-ja ngushëllon familjen Vitija: Bujari ishte punëtor i zellshëm dhe me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin e rëndë për humbjen e infermierit Bujar Vitija, i cili vdiq papritmas, në moshë të re.

“Ai ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment”.

“Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve të tij, për këtë humbje dhe zbrazëti të madhe që la pas”, thuhet në njoftimin ngushëllues të ShSKUK-së.