Shqiptari nga Medvegja kandidat për PE, shpalos platformën: Do të bëhem zëri i shqiptarëve në Evropë
Do të bëhem zëri i shqiptarëve në Parlamentin Europian. Me këtë moto shqiptari nga Medvegja, Marco Muharrem Salihu, garon nën siglën Stati Uniti d’Europa me partinë e Emma Boninos në Itali për zgjedhjet europarlamentare që zhvillohen nga data 6-9 qershor dhe në Itali në datat 8-9 qershor.
Prej 32 vitesh në Itali dhe aktualisht sipërmarrës në shumë fusha nga hoteleria, te siguria dhe kultura, Saliu shpalosi në Ditarin me Bruna Çifligun, platformën dhe arsyet e këtij kandidimi, ku spikati reformimi i administratës europiane dhe pasivizimi i adresave, që siç tha ai do të jetë puna që do ta shoqërojë për një kohë të gjatë.
“Jam aktivist i pandalshëm i komunitet tim nga Medvegja, jam afër politikës për të shtyrë përpara kërkesat tona. Reformim i administratës europiane, të ndryshojë mënyrën e funksionimit, sepse kemi një union ekonomik, por jo një union politik, ushtarak dhe sigurie. Eliminimi i të drejtës së vetos. Vendimet të merren me shumicë të cilësuar. Është e domosdoshme që të jetë zëri i shqiptarëve aty, shqiptarët kanë mjaftueshëm për të nxjerrë nga secili shtet nga një eurodeputet dhe për të krijuar një grup parlamentar vetëm nga shqipatrët që jetojnë në Europë. Arsyeja tjetër do të jetë Italia dhe Ballkani Perëndimor është e drejtë që Italia të bëjë më shumë protagonizëm duke tërhequr bashkësinë europiane drejt Ballkanit”.
Jo vetëm zëri i shqiptarëve për porblemet që ata kanë me vendet e origjinës, por Salihu synon që të bëhet zëri i i të gjithë pakicave për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e kontinentit.
“Unë mendoj se do të bëhem zëri i shqiptarëve në Europë për problemet që kanë me vendet e origjinës si votimet, pensionet, ligji Bosi Fini dhe çështje që kërkojnë përgjigje. Unë mendoj se do të bëhem zëri i të gjitha pakicave në botë sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë e kontinentit tonë. Pasivizimi i adresave do të jetë puna që do të më shoqërojë për një kohë të gjatë. Të arrijmë disa reforma në nivel qendror në Europë që të degëzohen në shtete e të mos merret kohë me probleme veç e veç, pro të zgjidhen në nivel qendror”.
Një tjetër prioritet i tij është edhe problemi i shkollave shqipe në Europë.
“Edhe puna e shkolla është çështje që duhet të disiplinohet sa më shpejt dhe do ngelet një nga prioritet e mia, se problemet që kanë shqiptarët me shkollat e kemi në të gjithë Europën dhe nëse arrijmë që shkollat të hyjnë në funksion sa më shpejt”.
Edhe pse e cilëson garën të fituar, Salihu ëkkron votën jo vetëm të shqipatrëve, por edhe të miqve italianë.
“Unë ua kërkoj italianëve me origjinë shqiptare se janë 144 mijë në zonën ku jetoj unë dhe kjo votë do të jetë zëri i tyre. Shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë të mobilizohen dhe unë po vërej një entuziazëm të madh, një dukuri që ka munguar për shumë kohë kam takuar përfaqësues të ndryshëm, avokatë, kontabilistë, mjekë. Pritshmëritë; gara është e fituar. Vështirësitë kanë qenë sa është siguruar mandati. Ne numrat i kemi, vota e komunitet tonë është obligim, detyrë është që të marrim votën e miqve që ua kemi dhënë ndër vite. Nëse shtojmë edhe votat e miqve tanë kjo bëhet më e lehtë”.