Shqiptarët pa pushime, Eurostat: Gati gjysma e shqiptarëve nuk i bëjnë dot

Shqiptarët pa pushime, Eurostat: Gati gjysma e shqiptarëve nuk i bëjnë dot

Vetëm vitin e shkuar vendin tonë e vizituan mbi 10 milionë turistë e ndërkohë që në këtë sektor po shënojmë boom, më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime dhe gati 70% e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare, referuar EUROSTAT-it.

“50% të të ardhura familjet shqiptare duhet ta shpenzojnë për nevojat e domosdoshme dhe themelore që janë ushqimet, qiraja dhe faturat. 30% e përbëjnë dëshirat si pushimet, drekë jashtë me familjen etj dhe 20% shkon për kursime.

Por në kushtet ku jemi, me këto paga ky raport është çrregulluar dhe kemi raportin 80 me 20%, pra harxhojmë vetëm për domosdoshmërinë dhe kursimet, nëse arrihet dot, pasi lidhet me pasigurinë për jetën. Nëse një shqiptar shkon jashtë shtetit vetëm për një natë e dy ditë, kostot shkojnë 300 euro minimum dhe kjo për pushime minimaliste që edhe pse shkon për pushim, ti kursen.

Top Channel/ Shqiptarët pa pushime/ Eurostat: Mëse gjysma e shqiptarëve nuk i bëjnë dot

Të rinjtë po emigrojnë, për shkak të pamundësive financiare, moshat mesatare nuk iu dalin rrogat, ndërsa pensionistët mbahen me paratë e emigrantëve, që i ndihmojnë për të mbijetuar, dhe jo më të mendojnë për pushime”, u shpreh eksperti i kontabilitetit Edison Zaçaj.

Top Channel