Shqipëria mirëpret për herë të parë në muajin qershor “Eagle Cup”

Shqipëria mirëpret për herë të parë në muajin qershor “Eagle Cup”

Shqipëria mirëpret për herë të parë “Eagle Cup”, një turne ndërkombëtar i futbollit të të rinjve, ekskluzivitet i “Viareggio Cup”. Ky event i rëndësishëm sportiv do të zhvillohet nga data 8 deri më 16 qershor në vendin tonë.

Në edicionin e parë të “Eagle Cup” do të marrin pjesë 12 skuadra të moshave të reja nga Shqipëria dhe e gjithë bota, duke e kthyer vendin tonë në qendrën e futbollit të të rinjve për disa ditë.

Organizimi i këtij turneu vjen falë bashkëpunimit të fondacionit shqiptar “Albtisol”, Federatës Shqiptare të Futbollit, Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorja e “Viareggio Cup”.

Turneu “Eagle Cup” synon të jetë më shumë sesa një kompeticion sportiv. Ai është një simbol i  edhe aktivitete që promovojnë fair-play, luftën kundër racizmit dhe vlerat sociale të sportit.

Zgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës për këtë edicion të parë nuk është e rastësishme por vjen në vazhdën e angazhimit dhe organizimit të eventeve futbollistike historike europiane si finalja e UECL (Tirana 2022) apo finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” nga 19 maji në 1 qershor.

Zhvillimi i këtij turneu në vendin tonë në muajin qershor pritet të sjellë jo vetëm ekipe futbolli, por edhe tifozë, media ndërkombëtare e sponsorë të ndryshëm, duke e kthyer këtë event në një platformë të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë në aspekt sportiv, turistik e ekonomik.