Shqipëria merr barazimin historik kundër Kroacisë në Hamburg

Shqipëria merr barazimin historik kundër Kroacisë në Hamburg

Pas humbjes me Italinë, ekipi kuqezi barazoi në frymën e fundit me Kroacinë në një ndeshje plot aksion dhe me emocione të forta në Hamburg. Shqipëria mori kështu një barazim të rëndësishëm në minutën e fundit përballë Kroacisë, me Klaus Gjasulën që shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë pikën e parë kuqezinjve në këtë Evropian.

Qazim Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 11-të, por kroatët përmbysën me golat e Kramariq dhe minutën e 74-t dhe autogoli i Gjasulës në minutën e 76-të. Në fund, ishte pikërisht Gjasula që shënoi golin e barazimit, duke i dhënë Shqipërisë pikën e parë në Europian.

Rastet ishin të shumta nga kuqezinjtë me Asllanin dhe Manajn, por pa arritur ta çonin në rrjetë. Në pjesën e dytë, kroatët shënuan dy herë në dy minuta me Kramaric dhe një autogol të Gjasulës. Por ishte pikërisht ky i fundit, i cili në frymën e fundit të gabimit korrigjon gabimin e tij dhe i jep barazimin skuadrës së Sylvinhos.

Shqipëria shkon në kuotën e një pike në grupin B, po aq sa edhe Kroacia.