HomeSportShqipëria kërkon fitoren e radhës përballë San Marinos

Shqipëria kërkon fitoren e radhës përballë San Marinos

spot_img

Pas suksesit ndaj Bjellorusisë, Shqipëria zbret sërish në fushë nesër në mbrëmje, këtë herë përballë San Marinos në kuadër të Nations League.

Kuqezinjtë synojnë të vijojnë serinë pozitive dhe të marrin një tjetër rezultat të rëndësishëm, transmeton Klankosova.tv.

Bilanci historik është tërësisht në favor të Shqipërisë. Në katër përballjet e mëparshme mes dy skuadrave, kuqezinjtë kanë triumfuar në të gjitha rastet. Fitorja e fundit ndaj San Marinos u regjistrua në vitin 2021, ndërsa të martën Kombëtarja kërkon të përsërisë suksesin.

Pas sfidës me Bjellorusinë, lojtarët që patën minuta në fushë zhvilluan një seancë rikuperimi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës punoi me ngarkesë të plotë, duke u fokusuar në aspektin fizik dhe atë tekniko-taktik.

Gjithçka është gati për duelin e nesërm. San Marino dhe Shqipëria do të përballen në orën 20:45, në një ndeshje ku kuqezinjtë kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive dhe të marrin tre pikët.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...