HomeAktualeShqipëria i bashkohet misionit në Gaza, firmoset marrëveshja zyrtare

Shqipëria i bashkohet misionit në Gaza, firmoset marrëveshja zyrtare

spot_img

Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Siç bëhet e ditur në njoftim për media të ministrisë së Mbrojtjes, marrëveshja është nënshkruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji dhe komandanti i ISF, gjeneral major Jasper Jeffers.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, si dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social në lidhje me këtë marrëveshje, ministri Ermal Nufi është shprehur:

“Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza.”

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...