Shqipëria, ekonomi e qëndrueshme
Agjencia e vlerësimit financiar Mody’s ka ndryshuar vlerësimin për Shqipërinë duke e rritur atë në nivelin Ba3 me përcaktimin e qëndrueshëm.
Agjencia e bëri këtë rritje të vlerësimit për Shqipërinë duke konkluduar se përmirësimi i Shqipërisë reflekton rritjen në portofolin e kredisë për shkak të përmirësimit të qëndrueshëm të forcës ekonomike dhe fiskale.
Sipas Moody’s, parashikohet rritje e sigurt ekonomike afatmesatëm për Shqipërinë ndërsa faktorët kryesorë të rritjes së Shqipërisë janë lëvizjet e punës në sektorë me produktivitet më të lartë, rritje e vazhdueshme e pjesëmarrjes së tregut të punës.
Ministri i Financave, Petrit Malaj e përcaktoi në këtë mënyrë këtë ndryshim vlerësimi.
Para vendimit të së premtes nga Mody’s, Shqipëria ishte në nivelin B1 me opinion pozitiv. Rritja e vlerësimit pozitiv nga Mody’s tregon përmirësimin e ekonomisë shqiptare dhe rritjen e besueshmërisë së saj për të hyrë në tregjet financiare ndërkombëtare.