Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Zyra e Presidencës shqiptare sqaroi për mediat se kreu i shtetit shqiptar vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve.

“Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, që të bëhet i mundur votimi i suksesshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit”, u tha në njoftimin e Presidencës shqiptare.