
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan marrëveshje në fushën e energjisë
Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST për rritjen e prodhimit e të transmetimit të energjisë së pastër, si edhe i letrës së angazhimit për Projektin “Qytet Inteligjent”, që do të garantojë monitorimin e rrugëve e shkollave falë teknologjisë së lartë dhe ekspertizës së “Presight AI Ltd
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Pallatin e Brigadave ka nënshkruar marrëveshjet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Në një postim në Facebook, Rama ka treguar se çfarë marrëveshje janë nënshkruar.
“Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST për rritjen e prodhimit e të transmetimit të energjisë së pastër, si edhe i letrës së angazhimit për Projektin ‘Qytet Inteligjent’, që do të garantojë monitorimin e rrugëve e shkollave falë teknologjisë së lartë dhe ekspertizës së ‘Presight AI Ltd’”, ka thënë Rama.