Shqipëri, Viti i Ri 2025 pritet me spektakël fishekzjarrësh
Troket 2025! Viti i Ri pritet me spektakël fishekzjarrësh në çdo qytet në vendin tonë.
Kjo natë magjike, në kryeqytet kulmoi me fishekzjarrët shumëngjyrësh që ndezën qiellin ndërsa një pjesë e qytetarëve lanë shtëpitë dhe u drejtuan në Sheshin “Skënderbej” për ta parë më nga afër ‘koncertin e ngjyrave’.
Në Durrës, reflektimi i fishekzjarrëve shumëngjyrësh dhuroi pamje mahnitëse për qytetarët e pranishëm.
Në të njëjtën mënyrë u prit 2025 edhe në Shkodër, Elbasani, Fier, Vlorë, Korçë e qytetet e tjera, teksa qytetarët trokasin gotat me urimin për një vit të mbarë.
Urimeve sot i bashkohet edhe Top Channel. 2025-ta ardhtë i begatë për të gjithë shqiptarët