Shqipëri, rreth 14 mijë raste me grip dhe infeksione të tjera
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri, ka thënë se rreth 14 mijë raste me grip dhe infeksione të tjera respiratore shënohen brenda javës.
“Kemi një rritje të lehtë të infeksioneve të gripit dhe Covidit. Pozitiviteti i rasteve me grip ka arritur diku te 10-12%”, thotë nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku.
Gripi është duke dominuar më shumë se koronavirusi, raporton Tvklan.al.
Sipas ISHP-së, aktualisht kjo situatë nuk është alaramante. Piku i virozave të stinës pritet të arrihet në javën e parë të muajit Shkurt.
“Jemi në nivele normale mund të quaj të stinës së qarkullimit të virozave”
Nëse temperature e trupit nuk ulet për tre ditë duhet drejtuar te mjeku, thanë ekspertët.
“Gripi prek të gjitha grupmoshat pa përjashtim, situata mund të bëhet dramatike, sepse gripin ne e konsiderojmë një sëmundje serioze”.
Të gjithë rekomandohen të mbajnë maskën, jo vetëm të sëmurët.
“Këshillohet jashtëzakonisht shumë në momentin që jemi në autobus, kinema, ne ambiente spitalore. Nëse një person është i prekur rekomandohet të mbajë maskë për të mos infektuar të tjerët”.
Gripi, sipas ekspertëve, ka një zhvillim më të rrufeshëm sesa Covid-19, shenjat e të cilët kanë ardhur duke u zbutur.