Shpëtohen 100 njerëz nga përmbytjet në Arizonë
Garda Kombëtare e Arizonës shpëtoi më shumë se 100 njerëz nga një zonë e goditur nga përmbytjet e Parkut Kombëtar Grand Canyon ndërsa përpjekjet e kërkimit për një alpinist të zhdukur vazhduan të dielën.
Anëtarët e gardës përdorën një helikopter UH-60 Blackhawk për të evakuuar 104 turistë dhe anëtarë të fiseve nga një kanion në tokat e fisit Havasupai brenda parkut të shtunën, tregoi video nga Garda Kombëtare e Arizonës, raporton CNN.
Përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë musonore të enjten detyruan autoritetet lokale të mbyllin zonën për turistët dhe shkaktuan disa evakuime emergjente.