Shpërthen në vaj drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve: Kisha frikë se do i gjeja të vdekur -VIDEO

Shpërthen në vaj drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve: Kisha frikë se do i gjeja të vdekur -VIDEO

Zjarri që u shkaktua në Shtëpinë e të Moshuarve i shqetësoi të gjithë.

E shqetësuar jashtë mase nga ky incident ishte edhe drejtoresha e këtij institucioni, Raze Aliçkaj.

Me lot në sy, për KIKS-in, ajo rrëfen momentin kur mori lajmin se një incident i tillë ndodhi në vendin e saj të punës.

“Kam qenë dje në pushim, se 17 Shkurti, dhe më kanë lajmëru punëtoret. Ashtu siç më kanë tregu ato (punëtoret, shën.red.), zjarri ka fillu në moment dhe është përhap flaka. Ato kanë qenë duke e shpërnda bukën dhe në moment i kanë lanë ato dhe kanë vazhdu me i shpëtu pleqtë”, tha Aliçkaj për KIKS-in.

Ajo u shpreh se tashmë janë shumë të lidhur emocionalisht me të gjithë banorët dhe sipas saj, do e përjetonin shumë keq nëse diçka do u ndodhte atyre.