Shpërbëhet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, arrestohen 11 persona, mes tyre edhe shqiptarë
Prokuroria spanjolle ka kërkuar dënime me burg nga 4 deri në 9 vite për 11 të pandehur, mes tyre spanjollë, portugezë dhe shqiptarë, të cilët dyshohen për trafik droge.
Sipas hetimeve të arrestuarit po transportonin kanabis dhe heroinë me qëllim shpërndarjen e tyre në provincën e Pontevedras.
Të akuzuarit kishin disa plantacione kanabisi, në bashkëpunim me një person tjetër që besohet se ka ndërruar jetë dhe që ishte një prej individëve kyç të grupit.
Sipas prokurorisë grupi kishte organizuar një aktivitet të qëndrueshëm të prodhimit, transportimit dhe shpërndarjes së drogës, ku secili prej tyre kishte detyra specifike.