Shpalosja e programit për rininë, Ahmetaj, takon të rinjtë e Pejës dhe Deçanit
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Ramush Ahmetaj, po vazhdon takimet me qytetarë në Pejë e Deçan.
Ai të dielën është takuar me disa të rinj të Pejës dhe të Deçanit.
Ai gjatë këtij takimi ka shpalosur programin për rininë dhe objektivat në realizimin e tij si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.
“Votoni për fitoren tuaj! Bashkëbisedim me të rinjtë nga Peja dhe Deçani, shpalosje e programit tim për rininë e AAK-së gjatë mandatit tim për deputet. Rinia kosovare përkrah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në kërkim të fitores, për jetë më të mirë, për pavarësi ekonomike dhe sociale, kësaj radhe ju jeni ata që vendosni për fatin tonë dhe të Kosovës”, ka shkruar Ramush Ametaj në Facebook.
v