
Shpallen procedurat për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës
“Një tjetër projekt i madh për infrastrukturën sportive po bëhet realitet. Kemi shpallur procedurën për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës”, ka njoftuar ministri i Sportit, Hajrulla Çeku.
Ai ka theksuar stadiumi për të cilin kanë ndarë 13 milionë euro, do të jetë i kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, dhe plotëson standardet më të larta ndërkombëtare.
“Sapo të kontraktohet operatori do të nis realizimi i punimeve”, ka shkruar Çeku në Facebook.