Shorti i basketbollit, derbi i zjarrtë që në xhiron e parë

Shorti i basketbollit, derbi i zjarrtë që në xhiron e parë

Është hedhur shorti i edicionit të ri të Prince Caffe të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në rundin e parë të garave do të jenë shtatë xhiro, ku do të ketë përballje tejet interesante.

Që në xhiron e parë do të luhet derbi i zjarrtë Bashkimi – Trepça.

Xhiro e parë e PRINCE Caffe Superliga:

Bashkimi – Trepça;

Vëllaznimi – Peja;

Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina;

Bora – Golden Eagle Ylli

Dy finalistët e edicionit të kaluar: Trepça e Ylli takohen në Mitrovicë në xhiron e dytë. Dy skuadrat me më së shumti tituj kampioni, takohen në xhiron e pestë, Sigal Prishtina – Peja. Edicioni i ri fillon me 14 shtator.