Short spektakolar në Champions/ City sfidon Realin, PSG duel me Barcelonën
Shorti i Champions League është treguar i pamëshirshëm ditën e sotme për fazën çerekfinale. Do të kemi një finale të parakoshme mes Real Madrid dhe Manchester City-it. Kampionët në fuqi synojnë të eliminojnë rekordmenët e Realit, në dy përballje që premtojnë spektakël.
Paris SG do të sfidojë Barcelonën, një tjetër ndeshje fantastike, ku nuk ka asnjë skuadër favorite. Arsenal-Bayern është duel mes të barabartësh, me “Topçinjtë” që synojnë të përfitojnë nga sezoni i vështirë i bavarezëve.
Atletico Madrid-Dortmund është çifti i fundit, mes dy skuadrave që luajnë futboll të ndryshëm, por që kanë tifozeri të zjarrtë. Fituesi i Atletico Madrid-Dortmund do të sfidojë fituesin e PSG-Barcelona. Ndërkohë që çifti i Arsenal-Bayern do të ndeshet me fituesin e Real-City.
Shorti çerekfinale:
- Arsenal – Bayern Mynih
- Atletico Madrid – Borussia Dortmund
- Real Madrid – Manchester City
- PSG – Barcelona
Shorti gjysmëfinale:
Fituesi 2 – Fituesi 4
Fituesi 1 – Fituesi 3
Çerekfinalet do të zhvillohen në datat 9-10 prill dhe 16-17 prill.
Gjysmëfinalet do të luhen në datat 30 prill-1 maj dhe 7-8 maj.
Finalja e madhe është programuar në datën 1 qershor në mitikun “Wembley”.