Shkupi i “shpëton” një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të BE-së

Shkupi i “shpëton” një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u takuan sot në Shkup, aty ku për pak sa nuk ndodhi një tjetër skandal.

Përpara konferencës së tyre, pas podiumeve ishin vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Bashkimit Europian, i cili ishte ngatërruar me atë të Kosovës, gjë që u vu re menjëherë dhe u rregullua në kohë, shkruan TCh.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

KLIKO KËTU PËR VIDEON