
Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së
Ish-ushtari i UÇK-së, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, e kryetari i Iniciativës Qytetare “Demokracia”, Shkumbin Demaliaj i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka bërë me dije kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. “Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare ‘Demokracia’, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Hamza në njoftimin e tij.
