Shkon në dhjetë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Shkon në dhjetë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Ka shkuar në dhjetë persona numri i të vdekurve pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Tajvanin të mërkurën.

Më shumë se 1,000 njerëz kanë pësuar lëndime në tërmetin më të madh të regjistruar në ishull në 25 vjet, ndërsa mbi 40 persona mbetën të bllokuar të enjten.

Lëkundjet shkaktuan të paktën nëntë rrëshqitje dheu dhe mbeturinat u shembën në faqet e kodrave në autostradën Suhua në Hualien, e cila shkon poshtë bregut lindor.

Mbi 300 pasgoditje që nga mëngjesi i së mërkurës i kanë detyruar njerëzit në ishull të flenë në tenda jashtë shtëpive të tyre ose në strehimore emergjente.

Rreth 690 njerëz ishin ende të bllokuar ose jashtë kontaktit të enjten, tha agjencia e zjarrfikësve të Tajvanit. Të bllokuarit, kryesisht punonjës të hotelit të raportuar më herët se ishin në parkun kombëtar, ishin ende jashtë kontaktit me autoritetet.

Tërmeti shkaktoi paralajmërime për cunami në ishull dhe në vendet fqinje, shkruan The Indenpendent.