Shkon në 16 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në objektet ushtarake siriane
Ka shkuar në 16 numri i të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite ndaj një numri të objekteve ushtarake në Sirinë qendrore, raporton agjencia shtetërore e lajmeve siriane.
Sana citoi një zyrtar shëndetësor të thoshte se 36 persona të tjerë u plagosën nga sulmet në afërsi të Masyaf, në provincën Hama, të dielën mbrëma.
Një grup monitorimi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar raportoi se 18 persona u vranë dhe se objektivat përfshinin një qendër kërkimore shkencore që dyshohet se kishte lidhje me prodhimin e armëve kimike.
Ushtria izraelite tha se nuk do të komentonte raportet e mediave të huaja për sulmet, të cilat Ministria e Jashtme e Sirisë i dënoi si “agresion të hapur” dhe ministria e jashtme e Iranit e quajti “sulm kriminal”, shkruan BBC.