Shkëlqyen në fundjavë, Manaj dhe Uzunin në formacionin më të mirë

Shkëlqyen në fundjavë, Manaj dhe Uzunin në formacionin më të mirë

Rey Manaj dhe Myrto Uzuni ishin dy nga mungesat e mëdha të Shqipërisë në dy takimet e muajit tetor.

Të dy sulmuesit kuqezi kishin shqetësime muskulore, por lajmi i mirë ishte rikthimi i tyre në kushte optimale.

Manaj dhe Uzuni jo vetëm që zbritën nga minuta e parë këtë fundjavë, por të dy ishin protagonistë absolut duke realizuar “dopietë” golash për ekipet respektive.

Tifozët e Sivasspor u çmendën pasi Rey Manaj shfaqi një formë fantastike duke realizuar dy gola. Paraqitja e tij ka bërë që Manaj të sigurojë një vend mes formacionit më të mirë të javës ku së bashku me Mauro Icardi formon dyshen e sulmit në javën e 9-të të Superligës turke.

Me “dopietë” u rikthye edhe Myrto Uzuni, me “bomberin” beratas që vijon të udhëheq ekipin e tij, Granada. Paraqitja e shkëlqyer e Uzunin ka bërë që sulmuesi të sigurojë një vend mes formacionit më të mirë në La Liga 2.