Shkëlqeu në Evropian, rritet vlera e kartonit të Mario Mitaj

Shkëlqeu në Evropian, rritet vlera e kartonit të Mario Mitaj

Mario Mitaj është një lojtar që po rritet në mënyrë të shpejtë, dhe në moshën 20-vjeçare është në formacionin e kombëtares shqiptare. Siç njoftojnë mediat ruse, mbrojtësi që luan për skuadrën e Lokomotiv Moskow, thuajse e dyfishoi çmimin e tij profesional, teksa pas Evropianit vlera e tij ka arritur në 3.5 milionë euro, nga 2 milionë që ishte në fillim.

Klubi i Premier Ligës ruse do të donte të fitonte shumë më tepër prej tij, teksa besohet se mund të arkëtojnë 10 deri në 12 milionë euro për lojtarin difensiv. Kjo nuk është ndonjë çudi, sepse Lokomotiv pagoi 3 milionë euro, ndërsa “transfermarkt” e vlerësonte kartonin e shqiptarit, që në atë kohë luante në Greqi, vetëm 500 mijë euro.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i Cagliari, gjithashtu në elitën e futbollit italian, por gjithsesi jemi ende pak më larg se mesi i korrikut, dhe duhet edhe shumë kohë deri në përfundimin e periudhës zyrtare të transferimeve, në fund të gushtit.